Flash News

KRYESORE

Forumi i sigurisë publike, Hoxha në Lezhë kërkon rikthimin e dënimit me vdekje. Vlahutin: Nuk pranohet

Forumi i sigurisë publike, Hoxha në Lezhë kërkon rikthimin e

Në Lezhë, ministria e Brendshme mbajtur sot forumin e sigurisë publike, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin.

Gjatë diskutimeve, hoxha i xhamisë së Lezhës kërkoi rikthimin e dënimit me vdekje në vend. “Shqipëria është rast i veçantë dhe në Europë duhet të pranohet si një rast i veçantë se nëse rikthehet dënimi me vdekje do të zgjidhen shumë plagë sociale që kanë mbërthyer vendin. Ne si komunitet mysliman do lobojmë në Parlament nëse jepet drita jeshile prej jush”, tha Hoxha.

Por ambasadorja Vlahutin tha se Bashkimin Europian nuk e pranon dënimin me vdekje. “Ky është një sugjerim po duhet të dini që ka disa vlera themelore që do të thotë jeta e çdo njeriu duhet mbrojtur. Ka një shtet të së drejtës, një shtet që ne po përpiqemi shumë të ndihmojmë që të funksionojë. Dënimi me vdekje nuk pranohet nga BE”, tha Vlahutin.

Të fundit