Flash News

KRYESORE

Foto/ 11 vjetori i Pavarësisë, gazetari Sokol Balla pajiset me pasaportën e Kosovës

Gazetari Sokol Balla është shtetasi më i ri i Kosovës, pasi është pajisur me pasaportën e tyre me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë. Në një status në ‘Instagram’, Balla ka publikuar dekretin e Presidentit Hashim Thaçi me urimin: “Urime Kosovë, nga shtetasi yt më i ri”. Moderatori i 'Real Story' në Vizion Plus do të mbajë dy pasaporta: shqiptare dhe kosovare pasi ligji e lejon një gjë të tillë. Veprimi i Ballës duket të ketë më shumë konotacion simbolik, pasi shqiptarët e Kosovës ende nuk kanë mundësi të lëvizin të lirë në vendet e Bashkimit Europian.

Dekreti i Presidentit Hashim Thaçi:

Të fundit