Flash News

KRYESORE

Foto/ 4.5 kg heroinë brenda gomës së makinës, arrestohet 57-vjeçari në Muriqan

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontroll të detajuar në mjete në pikën dalëse drejt Malit të Zi.

Në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin tip “Renault” , me drejtues shtetasin P. G, u konstatua se në gomat e makinës, në brendësi të disqeve ishte fshehur lëndë narkotike.

Ajo rezultoi 4 kilogramë e 476. 6 gramë heroinë, sasia më e madhe e këtij lloji e kapur këtë vit nga Policia Shqiptare.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin P. G, 57 vjeç, banues në Tiranë i cili udhëtonte drejt Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Të fundit