Flash News

KRYESORE

Foto/ 49 vjeçarja që ndërroi jetë nga covid-19 dje kishte ditëlindjen, fëmijët i dërguan lule në infektiv: E shtrenjta jonë!  

Foto/ 49 vjeçarja që ndërroi jetë nga covid-19 dje kishte

4 persona humbën jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë, pasi u infektuan me covid-19. Mes tyre një vajzë 21 vjeç, e cila shënon edhe viktimën më të re në Shqipëri, por edhe një grua 49-vjeçare nga Kruja, punonjëse në një fasoneri.

Gruaja mësohet se dje kishte ditëlindjen dhe ndodhej prej 11 ditësh e intubuar në Infektiv. Në pamundësi për ta parë, fëmijët dhe motra i dërguan lule në spital, foto që u postua këtë më mëngjes nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku shkruante: “Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv

Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!

Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!”.

Të fundit