Flash News

KRYESORE

Foto/ “A kom handshake më të mirë”. Publikohet mesazh i Cakajt për gazetarët në WhatsApp

Pas ardhjes së njoftimit nga Ministria e Jashtme në lidhje me takimin e Ministrit në detyrë Gent Cakaj, me ministrin e Jashtëm të Holandës, Stef Blok, mbërriti edhe një koment i vet Cakajt, ku shprehte pakënaqësi për fotot.

Ministri pyet nëse kishte një foto më të mirë me shtrëngimin e duarve me kryediplomatin holandez.

Kaq u desh, që në grupin e Ëhatsapp të shpërthenin komentet nga gazetarët. Ministri i zënë ngushtë nga situata, nuk veproi shpejt për të fshirë mesazhin, por ndryshoi edhe emrin e grupit të Ministrisë së Jashtme nga MPEJ Media në “Stop”.

Mesazhi u fshi pak minuta më vonë nga ministri Cakaj.

Të fundit