Flash News

KRYESORE

Foto/ Aksident i rëndë në Greqi; humbin jetën 4 persona, mes tyre edhe një 19-vjeçare shqiptare

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Igumenica-Preveza ditën e sotme. Mësohet se, dy automjete janë përplasur duke lënë të vdekur 4 persona, mes të cilëve edhe një 19-vjeçare shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në Kastrosikia, ndërkaq vajza ishte duke udhëtuar me dy shokët e saj grekë, 19 vjeç e 23 vjeç, në momentin kur u përplas me makinën tjetër të drejtuar nga një pensionist 70-vjeçar.

9 zjarrfikës kanë nxjerrë 4 trupat e pajetë nga automjetet e shkatërruara, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Të fundit