Flash News

KRYESORE

Foto/ Aksident i shumëfishtë në Tiranë, persona të armatosur dhe me lëndë narkotike tentojnë t’i ikin policisë

Një aksident pa pasoja në jetë njerëzore ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në Tiranë, në vendin e njohur si ‘kthesa e burgut’ pranë zonës së Stacionit të Trenit.

Mësohet se një nga automjetet tip “Tuareg” që po ndiqej nga policia, pasi dyshohej se brenda kishte armë dhe lëndë narkotike është përplasur me një tjetër makinë tip ‘Golf, në tentativë për tu larguar.

Pas përplasjes personat që kanë qenë në “Tuareg’ kanë dalë nga makina me armë zjarri. Ndjekja ka vijuar në këmbë nga policia dhe personat e dyshuar kanë hedhur armët në një avlli pranë një banese ndërsa më pas janë vënë në pranga.

Te makina tip “Golf” ishte në bord një vajzë e cila është transportuar me ambulance në spital.

Të fundit