Flash News

KRYESORE

Foto/ Aksident te “Vasil Shanto” në Tiranë, fuoristrada përplas një person me biçikletë

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në Tiranë. Një person ka mbetur i plagosur te ura e “Vasil Shantos”.

Sipas të dhënave të para, një person i cili udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet tip fuoristradë me targë AA344TT.

Në foto shikohen qartë edhe njollat e gjakut të mbetura pas aksidentit.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa shoferi i fuoristradës është shoqëruar nga policia.

Të fundit