Flash News

KRYESORE

Foto/ Aktorja Jennifer Lawrence i jep fund beqarisë. Leksione stili për nuset e ardhshme shqiptare

Aktorja e famshme Jennifer Lawrance i ka dhënë fund beqarisë ditën e dielë në një ceremoni private fejese me familjarët dhe miqtë e ngushtë.

Prej kohësh në një lidhje dashurie me Cooke Maroney, çifti kanë mbajtur festën në Manhattan.

Stilisti i aktores, Jill Lincoln postoi një foto të 28-vjeçares me mbishkrimin:

“Ja ku po vjen! Nuk mund të ishim më të lumtur për të. Këtë fundjavë ngritëm dolli për Jen dhe dhëndrin e saj të ardhshëm. Të gjithë ia kaluam shumë mirë”.

Veshja e duhur për një event të tillë: E mahnitshme dhe aspak e tepruar. Me një fustan nude të gjatë që theksonte belin dhe këpucë Casadei, Jennifer tregoi edhe njëherë se thjeshtësia është veshja më e bukur që një femër mund të zgjedhe për vetën e saj.

Ky është një "leksion" domethënës për nuset shqiptare të ardhshme, të cilat në të shumtën e rasteve "e teprojnë" me përzgjedhjen e fustanit të fejesës  dhe grimi e gjithçka tjetër është më shumë se sa duhet.

Të fundit