Flash News

KRYESORE

Foto/ Akuzohet se hodhi kapsollën kundër efektives, Dobraj shfaqet në gjykatë me dorë të fashuar

Foto/ Akuzohet se hodhi kapsollën kundër efektives, Dobraj shfaqet

Ka dalë sot para gjykatës 18-vjeçari Daniel Dobraj i cili akuzohet se është personi që hodhi kapsollen ku mbeti e plagosur në dorë punonjësja e policisë, Ina Nuka.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa në një foto të siguruar nga Politiko.al shihet se Dobraj ka të fashuar dorën.

Nuk dihet ku është dëmtuar 18-vjeçari, ndërsa siç shihet edhe në foto ai tregon dorën e fashuar duke ngritur dyshime se mund të jetë dhunuar gjatë momentit të shoqërimit në polici apo gjatë marrjes në pyetje.

Të fundit