Flash News

KRYESORE

Foto/ Ariu që tmerroi një fshat në Elbasan 'neutralizohet' nga një ekip ekspertësh nga Kosova

Për 'neutralizimin' e një ariu të madh që ka frikësuar banorët e fshatit Polis-Vilë në Elbasan është dashur ndihma dhe ndërhyrja e ekspertëve kosovarë. Në operacionin e neutralizmit të kafshës së egër kanë marrë pjesë specialistë të King Pet Veterinary Health Center dhe një ekip shpëtimi i 'Katër Putrat', të dy nga Kosova.

Fshatarët kanë kërkuar ndihmën e policisë pasi u është dashur të mbyllen brenda duke mos mundur të bëjnë punët e përditëshme. Ngritja e një grupi të posaçëm vendas ka dështuar në kapjen e kafshës dhe është kërkuar ndihma e një grupi të posaçëm nga Kosova.

King Pet Veterinary Health Center dhe 'Katër Putrat' kanë arritur të shpëtojnë jo vetëm fshatin nga ariu, por edhe kafshën e rrallë nga vrasja. Sipas një njoftimi në faqen e King Pet në Facebook 'ariu është në duar të sigurta'.

Të fundit