Flash News

KRYESORE

Foto/ Arrestohet në Tiranë i riu nga Mali i Zi, dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse

Foto/ Arrestohet në Tiranë i riu nga Mali i Zi, dyshohet se ka

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një shtetasi malazez të dyshuar për vrasje. Sipas policisë, shtetasi A.S, 22 vjeç nga Mali i Zi kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Sipas policisë, 22-vjeçari dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse në Malin e Zi.

Njoftimi i policisë

Bie në rrjetën e bashkëpunimit ndërkombetar, një shtetas malazez i dyshuar për vrasje

Policia e Tiranës gjatë një operacioni bazuar në informacionet e Policisë së Malit të Zi, ka bërë të mundur kapjen në Tiranë të një shtetasi malazez të dyshuar për vrasje.

Shtetasi A.S, 22 vjeç nga Mali i Zi kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë malazeze dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, u bë i mundur identifikimi i vendodhjes si dhe kapja e tij.

Shtetasi A.S., dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse në Malin e Zi.

Nga ana e Policisë së Shtetit u bë deportimi për në Malin e Zi i shtetasit A.S., i cili është marrë në dorëzim nga shërbimet e Policisë malazeze.

Të fundit