Flash News

KRYESORE

Foto/ Arta Marku raporton në Kuvend, Bushati pas kurrizit të saj thyen hapur Kodin Etik, shkelje bën edhe Rama

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka nisur të mbajë fjalën e saj në foltoren e Parlamentit. Ajo ka nisur raportimin lidhur me gjendjen e kriminalitetit gjatë vitit 2017.

Ndërsa Marku raporton me shifra e statistika, pas kurrizit të saj tërheq vëmendjen sjellja e ministrave dhe kryeministrit Edi Rama.

Që në nisje të fjalës së saj, askush nuk shihet i vëmendshëm për atë çka po raporton Marku.

Siç edhe duket, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati flet hapur në celular, duke thyer hapur Kodin Etik, që parashikon mospërdorimin e telefonisë celulare gjatë seancave plenare dhe mbledhjeve të organeve të Kuvendit.

Po ashtu, i përqendruar në celularin e tij shihet edhe kryeministri Edi Rama, ashtu si edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe zv.kryeministrja Senida Mesi.

Të fundit