Flash News

KRYESORE

Foto/ Autoblinda dhe masa policore, në vapë dhe pa ujë; efektivët të lodhur rreth kryeministrisë

Që prej orës 09:30 opozita po proteston sot para parlamentit. Me masa të rrepta sigurie, kjo protestë shënon angazhimin më të madh të efektivëve të policisë.

Ndërsa protesta vazhdon ende para parlamentit, masa policore dhe autoblinda ka rreth kryeministrisë. Efektivët të lodhur nga vapa dhe gatishmëria kanë shfrytëzuar disa sekonda për t`u ulur e për të pushuar, ndonëse nuk kanë mundur të pinë të paktën ujë.

Monika Kryemadhi më herët e ceku faktin se efektivët  nuk pranojnë dot ujin nga ana e protestuesve për shkak se mund të rrezikojnë vendin e punës. Dhe më pas shtoi se përveçse i torturojnë në këtë mënyrë efektivët e policisë dhe nuk i lejojnë të marrin ujë nga protestuesit, nuk u japin as vetë ujë.

Të fundit