Flash News

KRYESORE

Foto/ Autobusi me shqiptarë merr flakë në ecje brenda tunelit në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një autobus shqiptar ka marrë flakë gjatë ecjes në një tunel.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Patras – Korinth në tunelin Panagopoula. Mediat greke raportojnë se në autobusin shqiptar udhëtonin 48 persona të cilët ishin nisur nga vendi ynë me destinacion Athinën. Menjëherë pasi ka parë flakët shoferi i mjetit ka ndaluar dhe ka nxjerrë pasagjerët nga mjeti.

Menjëherë pas ngjarjes ka ndërhyrë policia greke dhe ka normalizuar situatën, ndërkohë zjarri është shuar nga drejtuesi i mjetit dhe nuk ka patur nevojë për ndërhyrjen e zjarrfikësve.

 

 

 

 

Të fundit