Flash News

KRYESORE

Foto/ ‘Babagjyshja’ Rita Ora surprizon fëmijët në spitalet e Londrës

Pavarësisht impenjimeve të shumta nëpër botë me koncerte dhe me promovimin e albumit “Phoenix”, Rita Ora ka gjetur pak kohë për të surprizuar fëmijët e spitaleve në Londër. 28-vjeçarja publikoi në Instagram disa fotografi e veshur si Babagjyshe e Krishtlindjeve me aktorin  46-vjeçar Idris Elba, teksa vizituan Spitalin e Chelseas, Westminsterit si dhe ate te Fëmijëve Evelina. “Faleminderit @idriselba që më ftove mua për të vizituar disa fëmijë dhe infermierë shumë të veçantë dhe mjekët sot në spital. Surpriza më e mirë ndonjëherë! Deri vitin e ardhshëm !!! Falënderime të veçanta për Chelsea dhe Spitalin Westminster dhe Spitalin e Fëmijëve Evelina”, shkruan ajo në ‘Instagram’.
           

Të fundit