Flash News

KRYESORE

Foto/ Bashkia e Vaut të Dejës ultimatum KQZ-së: Lironi ambientet e KZAZ nr 6

Bashkia e Vaut të Dejës i ka vendosur ultimatum Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që deri në orën 16:00 të 19 qershorit, të lirojë ambientet e KZAZ nr 6. Kryetari i kësaj bashkie, Zef Hila ka firmosur urdhrin që i kërkon administratës përgjegjëse që të heqë listën e zgjedhësve të afishuara në territorin që administron dhe ndërprerjen e veprimtarisë zgjedhore për të gjithë subjektet në territorin e Bashkisë së Vaut të Dejës.

Nga ana tjetër, Bashkia e Vau të Dejës ka urdhëruar ndërprerjen e veprimtarisë zgjedhore të çdo lloji për të gjithë subjektet ne territorin e kësaj bashkie.

Sekretari i Këshillit të Bashkisë së Vaut të Dejës Gentian Ndoj dha një deklaratë për shtyp për të shpjeguar situatën dhe urdhrin.

 

 

Të fundit