Flash News

KRYESORE

Foto/ “Bashkohuni me ne në protestë”, qytetarët i përgjigjen thirrjes së studentëve

Pas thirrjes së një dite më parë, që protesta e studentëve është e hapur për të gjithë, duket se qytetarët u janë përgjigjur pozitivisht.

Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga gazetarët e politiko.al, në terren qytetarët u janë bashkuar protestës sot në ditën e gjashtë para Ministrisë së Arsimit.

Mes tyre bien në sy edhe prindër të shoqëruar edhe nga fëmijët e tyre, ndërsa u sqarojnë se protesta është paqësore dhe se studentët janë ngritur për të drejtat e tyre të shkelura.

Pjesë e protestës janë bërë edhe minatorë e shtresa të tjera, të cilët jo vetëm i mbështesin të rinjtë, por kërkojnë të plotësohen edhe kërkesat e tyre.

Kujtojmë se një ditë më parë, studentja e Mjekësisë, Estela Nazarko hapi protestën për të gjithë qytetarët, duke theksuar se arsimi është i të gjithëve.

Të fundit