Flash News

KRYESORE

Foto/ Birra dhe “foto me Shaqirin”, si u shndërrua oborri i Presidencës gjatë ndeshjes Brazil –Zvicër, prezent edhe Ilir Meta

Birra, tifo dhe foto me lojtarin shqiptar Xherdan Shaqiri në ekipin e Zvicrës, e cila u përball dje me Brazilin në ndeshjen e parë të kampionatit botëror të futbollit.

Ndonëse të ndarë në dy kampe, në tifozët e Brazilit dhe ata të shqiptarëve të Zvicrës, oborri i Presidencës pasditen e djeshme u kthye në një ministadium të improvizuar me një monitor të madh, nga ku u ndoq loja e e cila përfundoi në barazim 1-1.

“Në oborrin e Presidencës, duke bërë tifo për Zvicrën, që ka më shumë se 40 për qind shqiptarë në përbërje ! Me shpresë që deri në fund, Shaqiri do shënojë !”, shkruan Dritan Ylli, ish kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër.

Në këto foto shohim të pranishmit duke ndjekur ndeshjen në oborrin e presidencës të rrethuar nga gjelbërimi, e me nga një gotë birrë përpara. Disa prej tyre kanë preferuar të shkrepin edhe nga një foto me një karton të përmasave dhe foton e Shaqirit. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Presidenti, Ilir Meta.

 

Të fundit