Flash News

KRYESORE

Foto/ Bllokohen tre restorante në Jalë, kushtet e rrezikshme si gatuheshin prodhimet e detit për pushuesit

Ushqimi është një nga elementët që tërheq pushuesit në këto ditë të nxehta vere në bregdet. Por, pavarësisht këtij fakti në disa restorante nuk duket aspak e rëndësishme të zbatohen kushtet bazë higjieno-sanitare, sidomos në këto ditë të nxehta vere.

Dy restorante dhe një fast-food janë bllokuar në Jalë nga AKU, një nga zonat më atraktive në Jug të vendit.

“Trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 3 subjekte, dy me aktivitet “Restorant” dhe një “Fast Food” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Ndaj subjekteve, restorant “Lavdoshi, restorant “Kapiteni” dhe fast food “Spiro Kreku” janë marrë masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit”, sqaron AKU, e cila publikon edhe fotot e subjekteve përkatëse, ku duken kushtet skandaloze ku gatuhej për pushuesit.

Pak ditë më parë, një restorant u mbyll në Elbasan, pasi shkaktoi helmimin e mbi 30 personave në një dasmë.

Të fundit