Flash News

KRYESORE

Foto/ Bllokohet në mes të sezonit turistik hoteli 3-katësh në Dhërmi, shkelja që iu gjet

Është bllokuar në kulmin e sezonit turistik një hotel në plazhin e Dhërmiut.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Financave, Anila Denaj në rrjetet sociale, si një mesazh kundër informalitetit, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama dhe shkarkimit të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve këtë javë.

Sipas njoftimit, ky hotel është bllokuar për një muaj, pasi ushtronte aktivitetin e tij i pa pajisur me licencën përkatëse.

“Të ushtrosh aktivitet pa licencën përkatëse sjell përfitime në kurriz të atyre që e bëjnë këtë sipas rregullave të shtetit. Ky është rasti i një subjekti në Dhërmi që do të qëndroj një muaj pa aktivitet si pasoj e bllokimit ligjor.#ZeroTolerancë për përfituesit abuzive”, shkruan Denaj.

Të fundit