Flash News

KRYESORE

Foto/ Brenda ferrit 1000 gradësh që shkrumboi mbi 1,600 makina në parking

Një ferr i vërtetë me temperatura që shkonin deri në 1000 gradë dogji mbi 1,600 automjete në një parking makinash dhe ai mund të ishte shmangur nëse në ndërtesë do të kishte patur hidrantë të brendshëm automatikë.

Zjarri i nxehtë mjaftueshëm sa për të shkrirë aluminin përfshiu shtatë katet e parkingut shumëkatë në Echo Arena të Liverpulit, pasi një Land Rover shpërtheu në flakë dhe zjarri u përhap me shpejtësi edhe te automjetet e tjera të dielën natën.

Shoferët e tmerruar braktisën makinat e tyre dhe u arratisën në panik së bashku me 4,000 njerëz të cilët ishin evakuuar.

Rreth 80 kuaj që merrnin pjesë në spektaklin e hipizmit në këtë Arenë u shpëtuan dhe banorët e turistët që qëndronin në apartamentet dhe hotelet aty pranë u detyruan ta kalonin Vitin e Ri në një strehë të përkohshme pasi ndërtesat e tyre u evakuan për arsye sigurie.

 

Të fundit