Flash News

KRYESORE

Foto/ Çfarë po ndodh në Lalëz? Jamarbër Malltezi denoncon krimin mjedisor dhe fajëson dy politikanë  

Foto/ Çfarë po ndodh në Lalëz? Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike ka denoncuar një ‘krim mjedisor’ siç e cilëson ai në Gjirin e Lalëzit në Durrës.

Sipas tij, pontilet në det ndërpresin lëvizjen e lirë të sedimenteve duke krijuar erozion bregdetar, dëmtim ekologjik dhe për këtë ai fajëson ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryeministrin Edi Rama.

“Krim mjedisor në Lalez! Klosi-Rama vjedhin dhe nuk ndihën për këtë krim ditën për diell. Pontilet në det ndërpresin lëvizjen e lirë të sedimenteve duke krijuar erozion bregdetar, dëmtim ekologjik por edhe të gjithë bizneseve dhe pushuesve. Ja çfarë ndodh kur një hajdut në krye vendos të vjedhë dhe nuk bëzan as kur ndodhin krime mjedisore çdo ditë”, denoncon Malltezi në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një foto nga kallëzimi i tij.

Të fundit