Flash News

KRYESORE

Foto/ Deputeti i LSI feston ditëlindjen, si e surprizuan miqtë në lokal  

Deputeti i LSI, njëherësh ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka festuar ditëlindjen.

Koka mbushi plot 54 vjeç dhe është aktualisht deputet i qarkut të Durrësit. Në ambientet e një lokali, deputeti i LSI ka zgjedhur ta festojë ditëlindjen mes një grupi miqsh dhe të afërmish.

“Teri gëzuar ditëlindjen”, ka qenë ky dedikimi që i kanë bërë në tortën e ditëlindjes të rrethuar plot me qirinj. Po ashtu, siç edhe duket nga fotot e ‘durrëslajme’, nuk ka munguar edhe atmosfera, ku të pranishmit kanë kërcyer nën ritmet e këngëve.

Të fundit