Flash News

KRYESORE

Foto/ Deputeti i PS në gjurmët e Ramës, me çorape të kuqe dhe kollare pink në Kuvend

Në seancën e kësaj të enjte ranë në sy disa deputetë për veshjen që kishin zgjedhur të shfaqeshin në institucionin e ligjvënësve, ne Kuvend.

Pas Elisa Spiropalit, e cila kishte shkruar me një dekolte të hapur, vëmendjen e tërhoqi edhe një tjetër deputet i Partisë Socialiste. Është fjala për deputetin Fate Velaj, i cili duket se po ndjek gjurmët e shefit të tij, Edi Rama, i përfolur shpesh për diversitetin e ngjyrave të veshjeve dhe kombinimet që bën, në daljet publike.

Siç duket nga kjo foto të“Panorama Plus” , Velaj shfaqet me një xhaketë të kuqe, të cilën ka preferuar ta kombinojë me çorape po ngjyrë të kuqe, ndërsa ka preferuar të bëjë një kontrast me një kollare ngjyrë pink dhe një këmishë me kuadrate.

Nëse ka dashur të tërheqë vëmendjen me këtë zgjedhje, e sigurt që deputeti socialist ia ka arritur më së miri.

 

 

 

Të fundit