Flash News

KRYESORE

FOTO DHE VIDEO/ Përfshihet nga flakët kompleksi turistik në Velipojë, 20 të plagosur, 4 prej tyre në gjendje të rëndë

Një kompleks turistik në Velipojë është përfshirë nga flakët.

Burime të policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për kompleksin "Fishta". Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit dhe shkak i zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit janë plagosur 20 persona, ndërkohë që 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë, mes tyre edhe pronari i lokalit i cili është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Menjëherë pas ngjarjes zjarrëfikëset dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje kanë bërë evakuimin e banorëve dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Në plazhin Velipojë te Kompleksi Fishta rreth orës 10:00 kemi marr njoftim se ka rënë zjarr në një lokal. Nga informacionet paraprake informohemi se janë tre shtetas të lënduar, ndër to edhe pronari lokalit shtetasi B. Z. 55 vjeç në gjendje të rëndë për jetën i cili po dergohet drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjeksore më të specializuar. Si dhe shtetasi H. Z. dhe shtetesja S. S. 19 vjeçe, të cilët po dergohen për në Spitalin Rajonal Shkodër janë jashtë rreziku për jetën. Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar forcat e FNSH, MNZ dhe shërbimet e policisë, dhe emergjencat civile, të bejnë të mundur edhe evakuimin e banorëve.

 

 

 

Të fundit