Flash News

KRYESORE

Foto dhe Video/ Sulm masiv vetëvrasës pranë ambasadës gjermane, britanike dhe amerikane, 80 të vdekur dhe mbi 350 të plagosur

Të paktën 80 persona kanë humbur jetën dhe mbi 350 të tjerë janë plagosur pas një sulmi masiv vetëvrasës pranë ambasadave britanike, amerikane, franceze dhe gjermane në Kabul të Afganistanit.

Sulmi ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe sipas ‘Daily Mail’ rrugët janë mbuluar nga një tym i tmërrshëm dhe trupa njërëzish.

Nga informacionet paraprake dyshohet se objektivi i sulmit kanë qenë ambasadat, por raportohet se shumica e viktimave janë civilë.

Asnjë grup nuk mori menjëherë përgjegjësinë për shpërthimin, por si talebanët ashtu edhe ISIS-i kanë organizuar sulme në shkallë të gjerë në Kabul nëtë kaluarën.

 

Të fundit