Flash News

KRYESORE

Foto/ “Disa prej jush s’do garojnë më në zgjedhje’, kush është kryebashkiaku që ‘u mbyt’ në djersë në takimin me Ramën

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot prefektët dhe kryetarët e bashkive për të diskutuar mbi sezonin e kësaj vere, kryesisht në zonat bregdetare.

Ndërsa Rama nuk kurseu kritikat për probleme me mjedisin, ndotjen, apo konfliktet me privatin, ai deklaroi se disa prej kryebashkiakëve aktualë nuk do të jenë më pjesë e zgjedhjeve lokale që sipas Ramës pritet të mbahen në qershor të 2019-ës.

Gjatë takimi, ra në sy se njëri prej kryetarëve të bashkisë nuk është ndjerë komod në takimin me kryeministrin.

Siç duket edhe nga foto, kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është i mbuluar në djersë ndryshe nga kolegët e tjerë të pranishëm.

Nuk dihet se pse është ndjerë në siklet kryebashkiaku socialist, pas kritikave të Ramës për punën e pushtetarëve lokalë, apo pas lajmit se disa prej tyre nuk do të jenë më pjesë e zgjedhjeve në 2019-ën.

 

Të fundit