Flash News

KRYESORE

Foto diskriminuese e ANSA-s: Lajmëron koronavirusin në Shqipëri me “kokëpalarët” e Metës

Foto diskriminuese e ANSA-s: Lajmëron koronavirusin në Shqipëri

Tashmë, edhe Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në hartën e vendeve të prekura më Covid-19. Ky fakt është pasqyruar edhe në mediat italiane, edhe për faktin se personi i parë i konfirmuar me coronavirus në Shqipëri vinte nga Firence e Italisë.

Ky i fundit, deri tani zyrtarisht ka infektuar vetëm babain e tij, 54 vjeç.

Megjithatë, bie në sy se si media e njohur italiane, ‘Ansa’ ka zgjedhur një foto diskriminuese nga tubimi i thirrur nga Ilir Meta në 2 mars, një grua me flamuj kuq e zi dhe mimoza në njërën dorë, si dy simbolikat e manifestimit për mbrojtjen e Kushtetutës sipas presidentit, si dhe në tjetrën duke pirë një cigare.

“Dy rastet e para të koronavirusit edhe në Shqipëri. Këtë e bëri të ditur Ministria Shqiptare e Shëndetësisë. Ata janë baba dhe djali, pasi ky i fundit u kthye nga një udhëtim në Firences. Gjendja e tyre shëndetësore duket të jetë "e qëndrueshme ", tha ministria në një njoftim për shtyp të lëshuar pas mesnatës, shkruan ansa.it.

Të fundit