Flash News

KRYESORE

Foto/ Ditën në takim me Veliajn si banor i ‘Astirit’, natën si polic bashkiak duke gjobitur qytetarët

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka publikuar një video ku sipas saj shfaqet punonjësi i policisë bashkiake të Tiranës, Gazmend Vathi duke gjobitur një shitës kokoshkash në kryeqytet.

Vokshi ka postuar edhe një foto e cila tregon se Vathi ishte edhe një prej të pranishmëve në takimin që kryebashkiaku Veliaj e cilësoi si takim me banorët e ‘Astirit’.

“Ditën bën aktorin nën rregjinë e Erion Veliajt dhe shfaqet në bashki si protestues, bashkëpunues i Unazës së Re....natën shfaq fytyrën e vërtetë të Erion Veliajt, atë të gjobëvënësit të dhunshë për më të pambrojturit”, shkruan Vokshi.

Postimi i plotë i Albana Vokshit

POLICIA BASHKIAKE - FYTYRA E VËRTETË E ERJON VELISË

Ditën bën aktorin nën rregjinë e Erion Veliajt dhe shfaqet në bashki si protestues, bashkëpunues i Unazës së Re....natën shfaq fytyrën e vërtetë të Erion Veliajt, atë të gjobëvënësit të dhunshë për më të pambrojturit.

Personi në foto dhe video është profili tipik i policit bashkiak të Erion Veliajt. Ai quhet Gazmend Vathi e po gjobit një shitës kokoshkash.

Me gjakftohtësi, në shkelje të ligjit, në ditën që duhet të ishte festë për të gjithë Shiptarët-festën e Flamurit i vë gjobë shitësit ambulant. Por, polici i Veliajt nuk mjaftohet me kaq, me policët e tjerë bashkiakë që sillen si banditë, i sekuestron edhe mallin dhe korrocën e kokoshkave duke lënë një tjetër familje e fëmijë pa ushqim.

#Propaganda dhe #mashtrimi është alternativa e vetme e Erion Veliajt.

#ErjonVeliajNukËshtëKryebashkiakuQëMeritojmë

Të fundit