Flash News

KRYESORE

Foto/ Do iki apo jo nga Tv Klan, a është kjo shenja se Blendi Fevziu e ka marr vendimin?

Prej gati dy javësh, lajmi nëse Blendi Fevziu do të vijojë të jetë më në Tv Klan apo sezonin e ardhshëm do të shfaqet në Top Channel, ka qenë në qendër të vëmendjes. Tashmë është e konfirmuar se moderatorit të ‘Opinion’ i ka mbërritur një ftesë nga Top Channel, teksa vetë Fevizu është shprehur se nuk e ka vendosur akoma.

Por mbrëmjen e stome, faqja e Tv Klan ka postuar një foto ku shfaqet pronari i këtij televizioni, Aleksandër Frangaj, së bashku me Blendi Fevziun dhe stafin e emisionit ‘Opinion’. Kjo foto është shfaqja e parë e Fevziut dhe Frangajt që pas lajmit se gazetari mund të largohet nga Tv Klan.

A është kjo foto shenja se Blendi Fevziu tashmë e ka marr vendimin? Kjo mbetet për t’u parë.

 

Të fundit