Flash News

KRYESORE

Foto/ Donald Lu nis punën në Kirgistan, përuron fabrikën përpunimit të qumështit

Ish-ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu ka nisur zyrtarisht punën në shtetin e vogël azitik të Kirgistanit me përurimin e një fabrike qumështi në qytetin Osh.

Nën shoqërinë e presidentit të vendit, Soronbaj Jenbekov, ambasadori Lu është shprehur mjaft entuziast për objektin, i cili jo vetëm do të mbledhë produktet e banorëve të zonave, por njëkohësisht do t’u oftojë atyre këshilla teknike dhe ushqime me cilësi të lartë për të rritur prodhimin e qumështit gjatë muajve të dimrit.

Në njoftimin e ambasades shkruhet se fabrika është financuar nga USAID dhe Alaiku Organics dhe se do të jetë objekti më i madh i përpunimit të qumështit në të gjithë jugun e vendit.

“USAID dhe Alaiku Organics investuan më shumë se 740,000 dollarë për krijimin e një strukture të përpunimit të qumështit. Fondet nga populli amerikan u ofruan posaçërisht për prokurimin dhe instalimin e një sistemi të pastrimit të ujit, pajisjeve laboratorike”, shkruan faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane në Kirgistan.

Pas përfundimit të misionit, në vend të Lusë është emëruar Kathleen Ann Kavalec, e cila do të zbarkojë në Tiranë pas miratimit te nandidatures nga Senati amerikan.

Të fundit