Flash News

KRYESORE

Foto/ E ka një ndër avokatët e tij më të zjarrtë, Erion Veliaj i shkon në fshat gazetarit

Botuesi dhe gazetari Mero Baze është një ndër mbështetësit e mëdhenj të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Në këto 3 vite e gjysmë që Veliaj drejton Bashkinë, është e vështirë të gjesh një kritikë të Bazes ndaj Veliajt, edhe pse shkruan thuajse çdo ditë editorial.

Besnikërinë e Bazes, Veliaj ja shpërbleu pak kohë më parë, ku djalin e tij e punësoi si jurist në bashki ndërsa dy vite më vonë, atij ju akordua një bursë nga Ministria e Arsimit prej 35 mijë paund për të kryer një master post universitar.

Lidhja mes Bazes dhe Veliajt vijon të jetë e fortë aq sa këtë fundjavë, kryebashkiaku mori rrugën për në Peshtan, fshati i gazetarit Baze.

Veliaj së bashku me bashkëshorten kanë qëndruar për një natë si mysafirë në Peshtan të Tepelenës, ndërkohë që më herët, Baze ka pritur edhe kryeministrin Rama.

 

 

Të fundit