Flash News

KRYESORE

Foto/ ‘E para nuk harrohet’, Jennifer Aniston dhe Brad Pitt rikthehen bashkë pas shumë vitesh

Si një nga çiftet më simpatike, martesa  5-vjeçare e Jennifer Aniston dhe Brad Pitt mori fund kur ky i fundit u dashurua me aktoren Angelina Jolie. Brad dhe Angelina u njohën në xhirimet e filmit “Mr. & Mrs. Smith” dhe më pas u martuan.

Por tani që dy aktorët janë ndarë nga ish-bashkëshortët e tyre, si duket kanë gjetur ngushëllim në krahët e njëri-tjetrit, duku iu rikthyer dashurisë së vjetër.

Revista amerikane “Star”, e bazuar në burimet pranë çiftit shkruan se në rikthimin e  Aniston-Pitt, ka ndihmuar aktori George Clooney.

Sipas Star, dy aktorët janë takuar fshehurazi ndërsa lidhjen duan ta mbajnë ende të fshehtë, për shkak se Aniston ka pak kohë që ka lajmëruar divorcin.

 

Të fundit