Flash News

KRYESORE

“Foto e përdhunimit në faqen pornografike”, reagon sërish Brovina: Është nga krimet në Kosovë, e kam nga 2003-shi

Deputetja Flora Brovina e cila publikoi sot një foto të një gruaje që përdhunohej në kohë lufte në sy të familjes, sipas saj nga serbët, shprehet se këtë foto e ka që nga 2003. “Jam liruar nga burgu në vitin 2001, dhe e kam ndoshta në vitin 2003 a 2004”, shprehet ajo.

Publikimin në disa media të fotos, e cila rezulton në një faqe pornografike irakiane, e konsideron propagandë të Serbisë.

Deputetja Flora Brovina ka thënë për Koha.net se fotografia të cilën e publikoi sot është e bërë në Kosovë, dhe se të njëjtën ajo e posedon që nga viti 2003 apo 2004.

Unë e di vendin e ngjarjes ku ka ndodhur por nuk e bëj publike, sikurse edhe fytyrat që nuk keni mundur t’i identifikoni sepse janë të fshehura, gjë që është diskrecioni por e vërteta nuk duhet të fshihet”, ka thënë Brovina, teksa ka shtuar se një gjë të tillë do ta bënte publike vetëm para prokurores, por jo para opinionit.

“Mua më vjen shumë keq që edhe këtu në Kosovë ka njerëz të tillë që i nënshtrohen propagandës së armikut tonë. Nuk mund ta besoj që ka ndodh kështu. Ata vet, prindërit e tyre kanë përjetuar gjëra të tilla. Ndoshta është faji jonë që s’i kemi treguar gjeneratave të reja se kështu ka ndodhur e vërteta”, ka thënë Brovina për Koha.net.

“E kam ekspozuar edhe tjera herë dhe nuk ka pasur as bujë as përkrahje. Opinioni ndërkombëtar dhe i vendit kanë kapërcyer sipër si kurrgjë. Hera e parë që Prokuroria u deklarua, unë jam deklaruar se merrem me këtë çështje prej luftës e tutje, që kam shënime që duhet t’i hetojë prokuroria jonë cilado qoftë. Edhe në kohën e ndërkombëtare. E lexova Prokuroria ka bërë ftesë që jo vetëm për mua por për të gjithë ata që kanë fakte t’i dorëzojnë. Unë mendoj se ata vetë duhet të interesohen më shumë”, ka thënë Brovina.

Të fundit