Flash News

KRYESORE

Foto e rrallë/ Berisha tregon se çfarë bisedoi me Ramën në dhjetor të 1990

Foto e rrallë/ Berisha tregon se çfarë bisedoi me Ramën

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zbuluar bisedën që pati me Edi Ramën në Nëntor të vitit 1990. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Berisha pohoi se e takoi Ramën në Qytetin Studenti para një mitingu të Partisë Demokratike, ku po kërkonte të fliste.

“Asgjë nuk harroj unë, ky është mitingu që Rama erdhi në legalizimin e PD. Rama nuk ishte në ditët e protestës, ka qenë në Korfuz se kishte një ekspozitë, e kishin nis për ta larguar nga problemi. U kthye, erdhi në mbledhje, e nxori Gramoz Pashko jashtë nga mbledhja, se u soll shumë harbut, dhe ishte i veshur me këpucë zbori, me çorape të leshta, dukej kukubet. Pashko tha nuk e duroj dot kështu. Çfarë ndodhi, u zhduk nuk erdhi më. Kur vjen ditën e mitingut dhe më kërkon, dua të flasim më tha. I thashë të vërtetën, më vjen keq por është përcaktuar se kush do flasë. Unë nuk mundem dhe këtë po i shpjegoj. Nuk mundem ta prish këtë protokoll. Ky siç e ka zakon, këputi dhe një të sharë dhe u largua me Ardianin. Ndërkohë që iku dhe s’u duk më”, deklaroi ai.

 

Të fundit