Flash News

KRYESORE

Foto/ E rrallë, mjekëve kinezë të infektuar me COVID-19 u ndryshon ngjyra e lëkurës

Dy mjekë kinezë të infektuar me koronavirus kanë pësuar ndryshim të ngjyrës së lëkurës. Historia e çuditshme e Yi Fan dhe Hu Weifeng është publikuar nga televizioni shtetëror kinez. Pigmentimi i dëmtuar varet nga problemet e funksionit të mëlçisë dhe është një efekt anësor i mundshëm i një prej ilaçeve që u përdor për të trajtuar virusin.

Dy mjekë kinezë nga Spitali Qendror Wuhan, të infektuar me koronavirus dhe të sëmurë rëndë me Covid, janë zgjuar nga koma me lëkurën e tyre ngjyrë më të errët se normale. Efekti i çuditshëm anësor i ilaçeve të përdorura kundër Sars-Cov-2 tregohet nga një raport i Ccvt TV dhe marrë nga Daily Mail.

Dr Yi Fan dhe Hu Weifeng, 42 vjeç, të dy, u zgjuan pas një muaji në një kujdes intensiv. Pigmentimi i ndryshëm i lëkurës është pasojë e përdorimit të një ilaçi me të cilin është trajtuar sëmundja dhe nga mosfunksionimi i mëlçisë.

Sipas mjekëve, pigmentimi do të rikthehet në normale sapo mëlçia të rifillojë funksionet e saj  normale. Yi dhe Hu punuan në spitalin Wuhan kur shpërtheu epidemia. Më 18 Janar ata rezultuan pozitive dhe u përkeqësuan shumë shpejt.

Doktor Yi mbahej në jetë nga respiratorët për 39 ditë, por tani është rikuperuar dhe është në një njësi të kujdesit jo intensiv. Gjendja e doktor Hu ishte edhe më serioze dhe ai ende nuk është rikuperuar plotësisht, por pas 45 ditësh ai u kthye përsëri duke filluar të flasë, por ai është akoma në kujdes intensiv.

Të fundit