Flash News

KRYESORE

Foto/ E rrallë, në Vlorë kapet nga peshkatarët një breshkë fluturuese

Nje specie e rrallë për ujrat tona është gjetur në afersi të orikumit në gjirin e Vlores,pranë  pashalimanit.  Bëhet fjalë për një specie që quhet breshke fluturuese,për shkak të shpejtësisë që lëviz në ujë dhe faktit se  ka krahë që ngjasojnë si flatrat. Breshka fluturuese është e rrallë për ujrat tona,ndërsa cilësohet një specie ne zhdukje ,teksa per kete qellim eshte bere matrikullimi i saj nga biologet dhe eshte leshuar serish ne det,teksa i eshte vendosur nje sinjal ,ku do te ndiqet ne vazhdimesi rreth veprimtarise qe kjo specie do te kete ne ujin e detit. Profesor Idriz Haxhiu,bilog ka sqaruar se behet fjale per nje specie shume te rralle ne ujrat tona,ndersa mund te gjendet kryesisht ne mesdhe. Ne 20 vite jane tre specie te tilla te  gjetura ne detin adriatik dhe Jon. Bilogu ka sqaruar se aparatura e vendosur ne specien e gjetur do te jape informacione te rendesishme per shkencen ,rreth levizjes se saj ne det,ndersa vecoria e saj mbetet ne faktin se jeton deri mbi 100 vite dhe shkon ne 500 kilograme,por keto jane raste te rralla

Nderkohe per peshkataret e Vlores,ne ujin e detit jon,eshte hera e dyte qe kapet nje specie e tille,ndersa duket se shkak per afrimin e specieve gjithmone edhe me te rralla per ujrat tona,lidhet me  ndryshimet klimaterike

Breshka flutuese pas matrikullimit eshte leshuar serish ne det dhe do te ndiqet nga shkencetar ne vijim,pas paisjes se vendosur ne kurrizin e saj. Kjo specie do te jete pjese e studimit te bilogeve te saj dhe do te jape shume pergjigje rreth menyres se jeteses se kesaj specie ne zhdukje. Nderkohe specia eshte pagezuar me emrin Vlora perpara leshimit ne det.

Të fundit