Flash News

KRYESORE

Foto e video/ Rindërtohet ura e Xhenovas që u shemb dy vjet më parë (vdiqën dhe shqiptarë)

Dy vjet pas shembjes, ura e Xhenovas në Itali është rindëtuar dhe thuajse po shkon drejt përfundimit. Të martën është vendosur traseja e fundit e kësaj ure, e cila shërben si njër arterie e rëndësishme rrugore për vendin.

Kjo ka shkaktuar emocione pozitive në Itallinë e goditur nga koronavirusi, duke u cilësuar si një moment historik. Kryeministri italian Giuseppe Conte u shpreh se kjo është “një dritë e re që shkëlqen mbi Italinë”. Ai tha se ura, e cila lidh autostradën Morandi, “simbolizon tërë Italinë”.

Të paktën 43 persona humbën jetën në gusht të vitit 2018, kur u shemb papritur ura e vjetër që ngrihej në lartësi. Në atë aksident tragjik vdiqën dhe shtetas shqiptar, ndërsa autoritetet italiane kanë hapur një proces gjyqësor për të gjykuar përgjegjësit për rrëzimin e urës. Akuzat janë ngritur ndaj personave që akuzohen se nuk kanë kryer mbirëmbajtjen e duhur të urës, ndërsa janë falsifikuar edhe raportet e sigurisë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=58&v=f0rfp35S22M&feature=emb_logo

Të fundit