Flash News

KRYESORE

Foto/ Edi Rama surprizon “Jozefina Topallin”, i dërgon një dhuratë të veçantë për ditëlindje

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, e njohur fillimisht për personazhin që i dha famën në spektaklin Portokalli, rolin e Jozefina Topallit festoi ditëlindjen e radhës.

Surprizat për të kanë qenë të shumta, ndonëse ndodhej në Barcelonë bashkë me mikeshat e saj.

Pas surprizave nga miqtë e të afërmit, Rudina është surprizuar edhe nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit i ka dërguar asaj një dhuratë speciale, një shishe verë.

Fotot e dhuratës i ka bërë publike vetë aktorja, e cila i shpreh falënderimet e saj.

Rama kujtoj vazhdimisht personazhe të njohur për ditë të shënuara dhe u dërgon dhurata në shenjë mirënjohje.

Të fundit