Flash News

KRYESORE

Foto/ Eduart Ndocaj kthen në favor të tij pseudonimin ‘Kaubojs’, nderon me titull nënkryetarin e forumit rinor

Kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj i ka dhënë sot titullin ‘Kaubojs’ nënryetarit të Forumit Rinor, Ndue Simonaj për kontributin në parti.

Siç duket deputeti jo vetëm që nuk e ka patur problem pseudonimin ‘Kaubojs’, që iu vu për shkak të kapeles që mban edhe në parlament, por e ka kthyer në favor të tij duke e kthyer në titull për të vlerësur të rinjtë që kontribuojnë në partinë e tij.

Statusi i Ndocajt:

Ndocaj jep titullin “Kaubojs”

Kryetari Ndocaj vlerëson me titullin “Kaubojs”,  Ndue Simonaj, N/Kryetarin e Forumit Rinor për kontributin e vazhdueshëm në përfaqësimin dinjitoz të Partisë, në punën e palodhshme të ngritjes së strukturave dhe për punën e palodhshme për rritjen e forcimin e strukturave në terren.

Në shenjë mirënjohje Kryetari Ndocaj, për punën e bërë i dhuron medaljen “Trump të Lirisë” dhe një telefon celular.

Rinia është forcë e rëndësishme në forumet drejtuese të PBDKSH dhe një kontribuuese e rëndësishme për një fitore të madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet me 25 Qershor.

 

 

Të fundit