Flash News

KRYESORE

Foto/ Ekzekutimi i Ferracakut, versioni i Artan Hoxhës: Tre autorët ngatërruan objektivin

Gazetari Artan Hoxha, ka pohuar se biznesmeni Arjan Ferracaku që mbeti viktimë nuk ishte objektivi i vërtetë i atentatit.

Hoxha u shpreh se objektivi i vërtetë i autorëve ishte Asmer Bilali, boksier dhe personazh i njohur në kryeqendrën e veriut. Sipas gazetarit investigativ, autorët ngatërruan shënjestrën, pasi Ferracaku dhe Bilali ngjajnë shumë.

Gazetari Hoxha gjatë emisionit mbrëmjen e sotme në Report Tv publikoi edhe një foto ekskluzive të Ferracakut dhe Bilalit duke kalëruar. Sikur duket nga fotoja, Ferracaku dhe Bilali ngjajnë shumë, të dy të veshur si kaubojsa  me kapele tipike, po ashtu edhe rrobat, thuajse njëlloj.

Ndryshimi i vetëm është se kali i Bilalit është i zi, racë arabe, ndërsa i viktimës kafe e errët, por pjesën e kokës e kanë njëlloj. Një ngjashmëri e tillë thuajse në gjithçka ngatërroi autorët në shënjestër. Por në momentin e vrasjes, Ferracaku nuk ka qenë me Bilalin, por me dy persona të tjerë.

Po ashtu, Hoxha shtoi se miqtë e Ferracakut, që ndodhedhin në vendin e ngjarjes i njohin autorët, por kanë frikë të tregojnë pasi iu rrezikohet jeta.

Të fundit