Flash News

KRYESORE

Foto emocionuese nga Bejruti/ E rrethuar me të vdekur, infermierja shpëton tre bebe nga spitali i shkatërruar pas shpërthimit

Foto emocionuese nga Bejruti/ E rrethuar me të vdekur, infermierja

Fotografia e një infermiereje në Bejrut po bën xhiron e rrjetit, pasi shfaqet duke mbajtur në krahë tre bebe të porsalindura.

Foto është shkrepur pak pas shpërthimit të fuqishëm që siç duket dëmtoi edhe vetë spitalin e Shën Gjergjit" në Akrafieh, nga fotografi fotografi Bilal Al-Jawish i cili pasi publikoi këtë moment shkruan se në 16 vitet e tij përvojë, nuk ka parë asnjëherë atë që kishte fiksuar pasditen e 4 gushtit.

"16 vjet fotograf, gazetar dhe shumë luftëra. Unë nuk pashë asnjëherë më parë atë që pashë sot në zonën Ashrafieh, veçanërisht para Spitalit ku kjo" heroina” më tërhoqi vëmendjen teksa ajo po kërkonte ndihmë në telefon dhe në duar po mbante tre fëmijë, e rrethuar nga dhjetëra të vdekur dhe të plagosur ”.

Kujtojmë se qindra njerëz u vranë dhe pothuajse 4,000 u plagosën nga një shpërthim të fuqishëm në kryeqytetin libanez Beirut pasditen e djeshme.

Të fundit