Flash News

KRYESORE

Foto/ Forca policie rrethojnë godinën, ç’po ndodh tani te ministria e Brendshme

Forca të shtuara të Policisë së Shtetit janë vënë re që prej disa minutash pranë godinës së ministrisë së Brendshme.

Shkak për këto masa është bërë paralajmërimi i opozitës se do të zhvillojë sot në mesditë një protestë, pikërisht përballë godinës së ministrisë së Brendshme.

Kujtojmë, se dy ditë më parë, PD publikoi audio-përgjimet ku përfshihet vëllai i ministrit, Agron Xhafaj. Ai dëgjohet qartë ndërsa diskuton me një trafikant droge për transportimin e një ngarkese drejt Italisë dhe se po sulmohet ai bashkë me vëllain e tij.

PD kërkon dorëheqjen e Xhafajt, pasi e akuzon se i ka siguruar mbështetje politike, duke mos e lejuar të ekstradohet drejt Italisë dhe duke shmangur ligjin antimafia ndaj tij.

Të fundit