Flash News

KRYESORE

Foto/ Frika nga protesta e opozitës, policia mobilizohet tri orë përpara në Tiranë

Sot, është paralajmëruar protesta e radhës nga opozitës, paralel me seancën plenare. Protesta do të zhvillohet para Parlamentit, për të kërkuar një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër.

Por, edhe pse protesta është njoftuar rreth orës 10.00, Policia e Shtetit e ka nisur punën për mobilizimin e saj që në orët e para të mëngjesit.

Politiko.al siguron foto të automjeteve të policisë, njëra pas tjetrës të cilat po pozicionohen rreth zonës ku do të zhvillohet sot protesta e radhës, kur ora s’ka shënuar ende 07.00.

Në ndryshim nga protestat e kaluara, ku qytetarët kanë qene fokusuar në hyrje të parlamentit,  opozita ka një tjetër plan, që konsiston në shpërndarjen  në 6 pika.

Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.

Sipas hartës, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.

Të fundit