Flash News

KRYESORE

Foto/ Frikë nga hakmarrja, merret në mbrojtje familja e Xhafer Matës

Policia e Tiranës ka marrë në mbrotje familjen e Xhafer Matës, i cili sot rreth orës 8:20 vrau me pistoletë Xhuljeta Cunin dhe më pas veten, pasi kjo e fundit kishte refuzuar t’i rikthehej lidhjes me 31-vjeçarin.

Policia i trembet një hakmarrjeje të mundshme dhe për këtë arsye ka marrë masa, pasi familja e 19-vjeçares jeton pranë zonës së quajtur ‘Shinat e Trenit’, 500 metra larg banesës ku banojnë aktualisht prindërit e Matës së bashku me djalin tjetër dhe vajzën, shkruan Politiko.al.

Po ashtu, familja ka hapur dyert e mortit ndërsa nesër pritet të bëhet ceremonia mortore e Xhafer Matës. Ngjarja trondi mbarë opinionin, duke marrë parasysh edhe faktin se viktima kishte e kishte denoncuar katër herë autorin se e përndiqte.

Xhuljeta po shkonte të jepte provimin e Letërsisë, Xhafer Mata qau për 15 minuta para se të ndërmerrte një tjetër akt

“Më ndave nga familja dhe fëmija”, Fjalët e fundit të Xhaferit para se të vriste ish të dashurën

Të fundit