Flash News

KRYESORE

Foto/ Ftesa e studentëve të ngujuar për pedagogët dhe qytetarët: Na mbroni nga policët se po dhunohemi

Studentët e ngujuar në Fakultetin e Ekonomisë janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre, e cila konsiston në plotësimin e tetë kërkesave nga qeveria.

Në një deklaratë për mediat, theksohet se protesta do të vijojë, në një kohë që u bëhet thirrje pedagogëve dhe qytetarëve t’i mbrojnë nga dhuna e Policisë së Shtetit dhe ajo private.

“Për këtë arsye, ju ftojmë nesër në mëngjes që prej orës 7:00 nëse mundeni t’i dalim garant kauzës tonë”, thuhet në deklaratë.

Të rinjve u janë bashkuar edhe kolegët nga Fakulteti i Mjekësisë.

Të fundit