Flash News

KRYESORE

Foto/ Futbollisti më seksi në Shqipëri? Nevina Shtylla zgjedh sulmuesin nga Fushë-Kruja

Të gjithë keni parë që këtë edicion përkrah Edi Manushit në “Procesin Sportiv” në “Top Channel” qëndron një vajzë mjaft simpatike, por e cila është e njohur në botën e ekranit, pasi më herët ka qenë pjesëmarrëse në shumë projekte mediatike, por që nuk kishin lidhje me sportin; është Nevina Shtylla.

Bukuroshja do të jetë në një intervistë këtë të shtunë në emisioni “Pop Culture” me Dojna Meman, ku do të flasë rreth jetës së saj, por dhe eksperiencës në botën e sportit.

Në spotin e publikuar nga Dojna Mema, bukuroshja Nevina ka zgjedhur sulmuesin e Partizanit, Jurgen Bardhi, si lojtarin më të bukur në Kategorinë Superiore.

Lindur në Fushë-Krujë, 20 vjeçari është një ndër lojtarët kyç të ‘demave të kuq’, të cilët këtë sezon po luftojnë të shpallen kampion.

 

Të fundit