Flash News

KRYESORE

Foto/ Gazetari denoncon makinat e zyrtarëve të PS-së gjatë Asamblesë: Socialistët dinë vetëm të gjobisin

Socialistët u mblodhën paraditen e sotme në mjediset e ish-hotel Sheraton ku u mbajt Asambleja Kombëtare. Gazetari Gjergj Erebara ka publikuar dy foto nga sheshi ‘Nënë Tereza’, i cili është kthyer në një parking nga ana e deputetëve dhe socialistëve që ishin pjesë e Asamblesë.

Por edhe pse nuk lejohet parkimi në këtë zonë, asnjë policë, bashkiak apo i policisë së shtetit, nuk është shfaqur për të gjobitur makinat ët cilat kishin shkelur rregullat.

Gazetari Erebara thotë se ka dy Shqipëri, njëra, kjo e jona ku policia nuk bën asgjë tjetër veçse vë gjoba dhe tjetra, kjo e socialistëve që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të vënë gjoba.

“Ne lagjen time ne cdo ore te dites ka kater police bashkiake dhe dy police te shtëtit, secili me nga nje bllok gjobash ne brez. Cudi qe ketu ku mbahet asambleja e ps dhe te gjitha makinat jane parkuar ku t'i kete qejfi, nuk ka asgjekundi as polic bashkiak dhe as polic shtëti. Ka dy shqiperi: njera, kjo e jona ku policia nuk ben asgje tjeter vecse ve gjoba. Dhe tjetra, kjo e socialisteve qe nuk dine te bejne gje tjeter vecse te vene gjoba”, shkruan Erebara në rrjetin social Facebook.

 

 

Të fundit