Flash News

KRYESORE

Foto/ Gazetari ‘harron’ të veshë pantallona, por kamera e nxjerr zbuluar gjatë transmetimit live

Një situatë e sikletshme i ka ndodhur gazetarit të  ABC News në  USA, Will Reeve i cili ishte  në  një  lidhje direkte me programin e njohur amerikan “Good Morning America”.

Gazetari po fliste rreth farmacive që  përdornin drone për të  dërguar medikamente në  shtëpitë  e amerikanëve, dhe veshi veçse një këmishë dhe xhaketë, pa pantallona, duke menduar se pjesa e poshte e trupit nuk do t’i shfaqej në kamera.

Fundja po raportonte nga shtëpia dhe askush nuk do ta shihte. Por këndi i gabuar i kamerës, e nxori zbuluar dhe Twitter-i nuk ia kurseu komentet e shumta.

Gjithesi gazetari e mori me sportivitet situatën  duke thënë se nuk do të gjejë ndonjëherë punë si operator.

Momentin e sikletshëm e ka ripostuar edhe vetë  gazetari ku shkruan: Kam  mbërritur në mënyrën më qesharake të mundshme.

Linku origjinal: CNN

Të fundit